NË PODGORICË KA FILLUAR VAKSINIMI I PERSONAVE MBI MOSHËN 80 VJEÇ

Në Podgoricë ka filluar vaksinimi i personave mbi moshën 80 vjeç. Ministrja e Shëndetësisë në Mal të Zi Jelena Boroviniq Bojoviq tha se pritet që vaksinimi i këtyre përsonave në Podgoricë të përfundojë deri ditën e mërkurë. Boroviniq Bojoviq tha se në komuna, gjithçka është përgatitur për vaksinimin e përsonave më të vjetër se 80 vjeç dhe se në qytete të tjera do të fillojë vaksinimi në ditët e ardhshme. Në Podgoricë është  përqindja më e lartë e personave mbi 80 vjeç që do të vaksinohen,” tha Boroviniq Bojoviq, duke shtuar se ka një total prej rreth 20,000 qytetarë mbi moshën 80 vjeç në Malin e Zi. Ajo tha se është e kënaqur me përgjigjen e qytetarëve për vaksinim, veçanërisht të atyre më të vjetër se 80 vjeç.

SHARE