Kryeministri i Malit të Zi Millojko Spajiq me bashkëpuntorë u takuan me delegacionin e qendrave tregtare BIG, të kryesuar nga kryetari Eitan Bar Zev.
Gjatë takimit u prezantua plani për rindërtimin e qendrës tregtare BIG Fashion në Podgoricë.
Bashkimi i dy ndërtesave ekzistuese dhe zgjerimi do të krijojë një hapësirë shtesë, mbi 17,000 metra katrorë hapësirë të dobishme, që do të thotë një numër më i madh ndërtesash dhe vende pune në qendrën tregtare.
Në takim është biseduar edhe për zgjidhjen e problemit të parkimit, si dhe është planifikuar ndërtimi i një garazhi të madh nëntokësor në disa nivele.
Gjithashtu u diskutua për hapat e mëtejshëm që do të çojnë në fillimin e punimeve.
U theksua se rikonstruksioni nuk do të rrezikojë në asnjë mënyrë funksionimin e qendrës tregtare dhe se ajo do të jetë e hapur gjatë të gjithë kohëzgjatjes së punimeve.
Nga qendrat tregtare BIG theksuan se janë të gatshëm të fillojnë punën në Nikshiq dhe Radanoviq.
Investimet prej 40 milionë eurosh do të hapin qindra vende pune.
U konstatua se është e nevojshme të zgjidhen procedurat administrative në mënyrë sa më efikase, në mënyrë që punimet të fillojnë në vitin 2024.