KOMISIONI LIGJVËNËS MBËSHTETI NDRYSHIMET NË LIGJIN PËR ORIGJINËN E PRONËS

Komisioni Ligjvënës konstatoi se Propozimi për Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për konfiskimin e dobive pasurore nga veprimtaria penale është në përputhje me Kushtetutën dhe sistemin ligjor. Shtatë anëtarë të Bordit votuan “pro” në seancën e sotme. Gjithashtu u konstatua se amendamentet në projektligjin e dorëzuar nga Qeveria janë ligjërisht të pranueshme. Në seancë mori pjesë edhe ministri i Drejtësisë, Marko Kovaç, i cili po ashtu tha se nuk ka arsye formale ligjore që Kuvendi të mos prononcohet për këtë ligj. “Qeveria ka vendosur amendamente, në mënyrë që në vend të aktakuzës së konfirmuar nga Prokuroria Speciale e Shtetit, për të inicuar procedurën për konfiskimin e përhershëm të dobisë pasurore, kërkohet urdhër për kryerjen e hetimeve. Ndryshimet tjera janë të një natyrë teknike”, tha Kovaç. Ai shtoi se ky ligj ka marrë mendimin e Sekretariatit për Legjislacion, ka kaluar në komisionin qeveritar… Qeveria e Malit të Zi ka paraqitur tre amendamente, të cilat anëtarët e Komisionit i kanë deklaruar gjithashtu se janë në përputhje me ligjet dhe sistemin juridik të Malit të Zi. Në mënyrë që Mali i Zi të përmirësojë rezultatet e tij në fushën e konfiskimit të pasurisë së fituar përmes aktiviteteve kriminale, ai duhet të ketë një mjet ligjor të fortë, të qëndrueshëm dhe efektiv që do t’i shërbejë këtij qëllimi. Kështu thuhet në udhëzimet e fundit të Komisionit Evropian për draftin e Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për konfiskimin e fitimeve pasurore nga veprimet penale. KE është e shqetësuar sepse beson se deputetët nuk do t’i marrin parasysh këshillat e tyre.

SHARE