PALËT TË PUNOJNË SË BASHKU PËR REFORMAT NË BE

Komisioni Evropian u bëri thirrje të gjitha partive politike në Mal të Zi që të fokusohen dhe të punojnë së bashku për të inkurajuar reformat e BE-së, në një frymë konstruktive dhe në përputhje me pritjet e qytetarëve në lidhje me procesin e anëtarësimit në BE. Këtë e ka bërë të ditur për Radio Televizionin e Malit të Zi zëdhënësja e KE-së, Ana Pisonero Hernandez. “Përderisa liria e tubimit është një e drejtë themelore e BE-së, ajo duhet të praktikohet pa dëmtuar shëndetin publik dhe me respekt të plotë për sundimin e ligjit dhe rendit publik”, tha ajo.

SHARE