AMBASADORI KURTEZI TAKON DREJTORIN E SHF “MAHMUT LEKIQ”, LUIGJ DEDVUKAJ

Sot, Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Mal të Zi, Ridi Kurtezi, takoi drejtorin e SHF “Mahmut Lekiq” në Tuz, Luigj Dedvukaj. Gjatë këtij takimi u shkëmbyen mendime dhe ide për bashkëpunimin me shkollat e RSH-së si dhe organizimin e aktiviteteve të përbashkëeta, binjakëzime dhe projekte të tjera. “Kënaqësi biseda me drejtorin Luigj Dedvukaj, i cili më vuri në dijeni, për aktivitetin, organizimin dhe veçoritë e mësuesisë në shkollën “Mahmut Lekiq” në Tuz. Nuk kishte si të lihej jashtë vëmendjes gjatë takimit tonë frytdhënës shkëmbimi i mendimeve dhe ideve për bashkëpunimin me shkollat e RSH-së, organizimin e aktiviteteve të përbashkëta, binjakëzime etj. Mendoj, se ky kapitull nuk mbyllet këtu, por vetëm sa hap perspektivën për projekte konkrete. Shpreh besimin, se potenciali në këtë drejtim nuk ka pse të mos gjejë rezultat. Optimist për sa më sipër, u uroj kolektivit të mësuesve dhe nxënësve të shkollës “Mahmut Lekiq” në Tuz, suksese të mëtejshme në misionin fisnik të përftimit të diturisë dhe moralit të shëndoshë. Ambasada e RSH-së është gjithnjë pranë jush,” thuhet në komunikatën e Ambasadës së Shqipërisë në Mal të Zi.

SHARE