ABAZOVIQ: DEKLARATAT PËR KARTELET E DROGËS ISHIN MOTIVIM PËR AUTORITETET

Dritan Abazoviq, ish-kryeministri dhe lideri i Lëvizjes Qytetare URA, ka bërë të ditur se të gjitha deklaratat për kartelet e drogës janë vetëm motivim që organet kompetente të mos kenë frikë dhe të ndërmarrin veprime.

Ai sot është dëgjuar në cilësinë e dëshmitarit në Prokurorinë Themelore të Shtetit në Podgoricë për deklaratën e tij se ka informacione operative se kush është i dyshuari kryesor dhe cili ka qenë motivi i gërmimit të tunelit dhe depërtimit në depon e Gjykatës së Lartë.

Abazoviq tha se i ka paraqitur prokurorit dy teori dhe të dhëna operative që i ka pasur si kryeministër dhe se ndër të tjera ka folur edhe për motivet e kartelit të drogës.

Ai shtoi se nuk duhet të zbulojë detaje.

“Isha shumë i lumtur të ndaja gjetjet e mia me autoritetet. Mendoj se marzhi i gabimit është minimal. Duhet të jemi të kënaqur me rezultatet e dy viteve të fundit. Kemi sfida, por kemi ecur përpara – për herë të parë shteti tregoi rezistencë”, tha Abazoviq.

Ai theksoi se është në interes të publikut të dijë gjithçka, dhe se kush janë ata që kanë urdhëruar hapjen e tunelit në Gjykatën e Lartë.

„Fakti që ende nuk është bërë një listë e gjërave të zhdukura nga depoja është çështje e autoriteteve,“ u përgjigj ish-kryeministri.

“Unë kam një mendim, por le të përballen pak tani ata që janë identifikuar dhe le të shohin kush e bën punën e tyre, të gjitha informacionet që paraqes janë relevante, unë përmenda se cilët janë institucionet që merren me të, unë jam në dispozicion të autoriteteve”, shtoi Abazoviq.

SHARE