SERBËT DEKOROJNË PUTIN / REAGIMI I ASHPËR I BE-së: DO TË KETË PASOJA

Serbët e Bosnjës nderuan së fundmi presidentin rus Vladimir Putin me një dekoratë shtetërore, të cilën e dërguan në Moskë, duke zemëruar komunitetin ndërkombëtar. Bashkimi Evropian reagoi ashpër duke kritikuar vendimin e Republikës Sërpska të Bosnje e Hercegovinës dhe autoriteteve të saj për t’i dhënë presidentit Putin ‘Urdhrin e Republikës Sërpska’. Zëdhënësi i BE, Peter Statno thotë se në Bashkimin Evropian nuk ka vend për nderimin dhe shpërblimin e politikanëve që urdhërojnë shkatërrimin e një vendi fqinj dhe vrasjen e popullit të tij. Kjo duhet të jetë e qartë për të gjithë dhe ky vendim i udhëheqjes së Republikës Sërpska është për keqardhje dhe i gabuar”, tha zëdhënësi i BE-së në një konferencë të rregullt për shtyp. Stano ka kujtuar se presidenti rus është drejtpërdrejt përgjegjës për agresionin e paligjshëm në Ukrainë dhe se civilët ukrainas po vriten dhe po shkatërrohet infrastruktura civile ukrainase. Presidenti I Republikës Sërpska, Milorad Dodik, ndau çmimin me 8 janar duke falenderuar Putin për “kujdesin patriotik dhe dashurinë ndaj serbëve”.

SHARE