Tiku nervor i syrit ka të bëjë me pulsime të shpeshta që prekin njërin sy, të cilat i ka përjetuar shpesh shumica prej nesh.
Dridhja e syrit është shumë e zakonshme. Ajo shkaktohet nga faktorë të ndryshëm por, sipas të dhënave, tre më të përhapurit janë: stresi, lodhja dhe niveli i lartë i kafeinës.
Tiku i syrit mund të zgjasë disa sekonda, por ka raste që zgjat për javë dhe muaj të tërë.
Në këtë rast, ai mund të sinjalizojë një problem serioz nervor që prek qepallat.
Problemet serioze mund të identifikohen vetëm nga një mjek okulist.
Si të eliminoni tikun e syrit
Trajtimi më i mirë kundër dridhjes së syrit nis me pakësimin ose eliminimin e nxitësve të këtij problemi.
Pra, nëse jeni të stresuar, përpiquni të eliminoni stresin.
Kërkoni ndihmë tek miqtë ose kryeni terapi kundër stresit.
Nëse kafeja e tepërt ua shkakton dridhjen e syrit, atëherë kufizojeni ose hiqni dorë prej saj.
Duhet të keni parasysh se me kalimin e moshës, organizmi juaj kërkon shumë kohë për të metabolizuar kafeinën.
Për pasojë, mund t’ju duhet të hiqni dorë jo vetëm nga kafeja, por edhe të kufizoni çajrat dhe pijet e gazuara, veçanërisht pasditeve.
Nëse ndiheni gjithmonë të lodhur, atëherë konsultohuni me një mjek.
Çrregullimet me gjumin siç janë pagjumësia apo apnea e gjumit janë shumë të përhapura.
Nëse lodhja juaj është e pashpjegueshme, mund të mësoni se ajo shkaktohet edhe nga hipotiroidizmi
Shkaktarë të tjerë të dridhjes së syrit
Problemet me ushqyerjen janë gjithashtu një shkak për dridhjen e syrit.
Mungesa e ushqyesve si magnezi mund të shkaktojë spazma të qepallës.
Në raste të tjera, dridhja e syrit shkaktohet edhe nga përtharja e tij, gjë që ndodh kryesisht pas të pesëdhjetave.
Tharja e syrit është e zakonshme tek njerëzit që rrinë gjatë përpara kompjuterit, marrin ilaçe kundër depresionit, mbajnë lente ose pinë shumë kafe dhe alkool.
Njerëzit që vuajnë nga alergjitë, shpesh përjetojnë raste të dridhjes së syrit që në këtë rast shkaktohet nga lëngëzimi i tepërt i syve, si pasojë e fërkimit.