SHQIPËRIA MERR KRYESIMIN E OSBE-së

Shqipëria ka marrë sot zyrtarisht kryesimin e OSBE-së. Si drejtues i saj, Rama ka pritur në zyrën e tij në Vjenë, Sekretarin e Përgjithshëm, Thomas Greminger. Marrja e stafetës nga ana e Shqipërisë u shoqërua, ashtu siç tradita e do me një foto familjare. Greminger u shpreh se Shqipëria ka bërë përparime dhe se ekipet e saj kanë bërë një punë mjaft të mirë. Po kështu, ai u shpreh optimist sa i takon drejtimit të kryesisë së OSBE-së nga Shqipëria. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama foli përgjatë ceremonisë së marrjes së kryesimit të Presidencës së OSBE-së. “Jam besimplotë që rruga e shtruar nga kryesimi sllovak do shërbejë i reference. Ky është një moment i jashtëzakonshëm i vendit tim”, u shpreh Rama ndër të tjera gjatë fjalës së tij hyrëse. Më tej ai shtoi: “Kur OSBE-ja u themelua vite më parë, Shqipëria ishte e izoluar dhe refuzoi të bëhej pjesë. OSBE nuk mund të zgjidhë të gjitha problemet, por pa të do kishim më shumë probleme.OSBE i ka dhënë shumë Shqipërisë në këto vite. Ndryshimi i Shqipërisë pa OSBE-në do të ishte i pamundur. OSBE-ja ka dëshmuar se mund të dislokohet në mjedise konflikte.Të promovojmë punën e organizatës tonë më pranë njerëzve. Kryesia shqiptarë do të bëjë gjithçka për zbatimin e Marrëveshjeve të Minsk-ut.” Po kështu, Rama u shpreh: “Do maksimizojmë aksionin në luftën kundër trafikut të qenieve njerëzore. Një nga përparësitë është dhe siguria kibernetike.”

SHARE