Drejtoria e Statistikave Monstat paralajmëron qytetarët se mund të gjobiten me 100-500 euro nëse regjistrojnë ose fotografojnë intervistën me regjistrues, si dhe pyetësorin e regjistrimit.
Dënimi është i njëjtë për regjistruesin që nuk e kryen regjistrimin si duhet.
Për të shmangur regjistrimin e dyfishtë të personave, Monstat këshillon qytetarët të regjistrohen në vendin ku kalojnë zakonisht ditën dhe të informojnë të afërmit e tyre të gjerë për të shmangur dyfishimet.
Monstat sqaron se pyetësori i dyfishtë që mbetet në amvisëri të regjistruar nuk mund të përdoret për ushtrimin e ndonjë të drejte apo detyrimi ndaj qytetarëve.
Gjithashtu, të dhënat e mbledhura janë sekret zyrtar dhe do të përdoren vetëm për qëllime statistikore. “
Sipas nenit 35 dispozitave penale për personat fizik, Ligji për regjistrimin e popullsisë përcakton: Dënohet me gjobë në shumë prej 100 euro deri në 500 euro për kundërvajtje personi fizik nëse keqpërdor procedurën e regjistrimit dhe praninë e regjistruesve duke regjistruar ose fotografuar rrjedhën e intervistave ose pyetësorët e plotësuar të regjistrimit ose nëse videon ose foton e publikon publikisht nëpërmjet internetit ose medias”, thuhet në njoftim.
Ata paralajmërojnë se Drejtoria e Statistikave do të ndjekë penalisht çdo publikim të pahijshëm të të dhënave nga pyetësorët e regjistrimit në Gjykatën për kundërvajtje.
Drejtoria sqaron gjithashtu se qëllimi kryesor i regjistrimit është të përcaktojë numrin e saktë të njerëzve që jetojnë dhe përdorin infrastrukturën e një zone gjeografike.
“Në këtë drejtim, është e rëndësishme të theksohet se vendi i regjistrimit jo gjithmonë duhet të jetë vendbanimi i personit, d.m.th. adresa ku personi është i regjistruar sipas dokumenteve personale. Për të evituar numërimin e dyfishtë të personave, është e nevojshme që personi të regjistrohet në vendin ku zakonisht e kalon ditën”, thotë Monstat.
Në këtë kuptim, qytetarëve u kërkohet të komunikojnë me familjarët e gjerë se do të regjistrohen në vendin ku jetojnë realisht.