IBRAHIMOVIQ U ZGJODH NËNKRYETAR I PARLAMENTIT

Parlamenti i Malit të Zi zgjodhi deputetin e Partisë Boshnjake (BS) Ervin Ibrahimoviq si nënkryetar të tretë të parlamentit. Për zgjedhjen e Ibrahimoviqitvotuan 76 deputetë, ndërsa 1 ishte kundër. Votimi ishte i fshehtë. Ibrahimoviq u propozua për këtë post nga deputetët e PB Kenan Strujiq Harbiq dhe Amer Smailloviq, dhe nga listat shqiptare Genci Nimanbegu dhe Fatmir Gjeka. Deputetët sot miratuan edhe ndryshimet në Rregullore, me të cilat parashikohet rritja e numrit të nënkryetarëve nga tre në katër, nga të cilët dy deputetë të shumicës parlamentare, një nga opozita dhe një nënkryetar nga partitë e pakicave.

SHARE