FATURA MESATARE E NËNTORIT 29,71€

Fatura mesatare e energjisë elektrike e nëntorit për familjet në Mal të Zi, ishte 29.71 euro, theksuan nga Industria e Energjisë Elektrike e Malit të Zi. Sipas tyre, familjet kanë konsumuar 102 milionë kilovat orë energji elektrike në nëntor 2021, që është 7% më shumë se konsumi i realizuar në tetor. Ky rezultat është 1 për qind më pak se në nëntor 2020.

SHARE