G7 ka bërë thirrje për një “pauzë humanitare në konflikt” për dërgimin e ndihmave në Rripin e Gazës që ndodhet nën sulmin intensiv të Izraelit.
Ka përfunduar takimi i ministrave të Jashtëm të vendeve të G7, të cilët u mblodhën në kryeqytetin e Japonisë, Tokio, vend i cili kryeson me G7 për vitin 2023.
Në mbledhjen në kryesimin e kryediplomates japoneze Yoko Kamikawa, morën pjesët kryediplomatët nga SHBA-ja, Kanadaja, Gjermania, Italia, Britania e Madhe dhe Franca.
Kamikawa në deklaratën pas mbledhjes foli rreth çështjes së “pauzës humanitare në konflikt” në Rripin e Gazës që është në sulmin intensiv të Izraelit. Ajo njoftoi se kanë rënë dakord si shtete të G7 për një “pauzë humanitare në konflikt” për dërgimin e ndihmave në Gaza.
Kamikawa shtoi se G7 ra dakord se “është i nevojshëm një veprim urgjent për të gjetur zgjidhje për krizën humanitare” në Rripin e Gazës, i cili është nën rrethimin izraelit. Ajo theksoi se e dënojnë sulmin e 7 tetorit të Hamasit dhe potencoi rëndësinë e “e së drejtës ndërkombëtare humanitare në konflikte”.
Izraeli ka nisur sulme ajrore dhe tokësore në Rripin e Gazës që nga ofensiva ndërkufitare e Hamasit një muaj më parë.
Të paktën 10.328 palestinezë, përfshirë 4.237 fëmijë dhe 2.719 gra, janë vrarë që atëherë. Ndërkohë, sipas shifrave zyrtare, numri i të vdekurve izraelitë është afër 1.600.
Përveç numrin të madh të viktimave dhe zhvendosjeve masive të popullatës palestineze, nevojat themelore për 2,3 milionë banorët e Gazës po mbarojnë për shkak të rrethimit izraelit.