Nëse i keni qejf thjerrëzat, atëherë kjo recetë është për ju!
Përbërësit
- 250gr ose 1 gotë uji, thjerrëza
- 5 gota me lëng perimesh ose uji
- 2 karota të prera në copa të vogla
- ½ tufë spinaq
- 1 presh i prerë në kubik
- 2 thelpi hudhra të grimcuara
- 2 degë trumzë të copëtuar
- 1 gjethe dafinë
- 1 lugë gjelle vaj ulliri
- Kripë, piper të zi
- 1 lugë gjelle majdanoz i freskët
- Limon për servirje.
Udhëzimet
- Në një tenxhere me pak vaj skuqni preshin për 4-5 minuta.
- Shtoni hudhrën dhe i përzieni për 1 minutë.
- Shtoni thjerrëzat te lara mirë, karotën,lëngun e perimeve ose uji, trumzën dhe gjethen e dafinës.
- I vini kapakun dhe i lini në zjarr për 25-30 minuta.
- Tani i shtoni spinaqin e copëtuar dhe e lini për 6-8 minuta.
- Kur ta shikoni që supa është bërë, hiqni trumzën dhe gjethen e dafinës.
- Shërbejeni të ngrohtë me pak majdanoz sipër dhe disa feta limoni anash për t’i dhënë më tepër shije.
- Ju bëftë mirë!