Shumë të mira dhe përgatiten lehtë!
Përbërësit
- Fruta sipas dëshirës (mollë, kivi, mjedra, manaferra, portokall etj) të prera në kubik
- 500 ml pana embelsirash
- 100 gram sheqer
- 10 gram xhelatinë
- 1 lugë kafe vanilje pluhur
- lëngu i një limoni
- 2 lugë gjelle sheqer.
Udhëzimet
- Si fillim lani frutat, i qëroni dhe i prisni në kubik të vegjël.
- I kaloni në një tas të madh, i shtoni dy lugë gjelle sheqer, lëngun e 1 limoni, i përzieni mirë dhe i lini në frigorifer për të paktën 30 minuta.
- Në një tenxhere me zjarr të ulët ngrohni panën. Sapo të marrë një valë shtoni sheqerin gradualisht dhe vaniljen.
- Ndërkohë duhet të fusni xhelatinën në një tas me ujë të ftohtë.
- Pas 5 minutash e fikni zjarrin dhe shtoni brenda xhelatinën që duhet ta keni shtrydhur më parë.
- E përzieni edhe njëherë masën dhe me ndihmën e një garuzhdeje e shpërndani në 6 tasa ose gota në mënyrë të barabartë.
- I fusni në frigorifer dhe i lini të paktën 1 orë.
- Më pas i nxirrni dhe i dekoroni sipër me frutat tuaja të preferuara.
- Ju bëftë mirë!