PAGAT DITORE TË DIELAVE DUHET TË JENË 80 PËR QIND MË TË LARTA, NJË DITË ZËVENDËSUESE GJATË JAVËS

Me nënshkrimin e Kontratës së Përgjithshme Kolektive do të futeshin tre pika të reja, rritja e pagave për punë jashtë orarit, dyfishi i punës, si dhe rritja me 80 për qind e pagës ditore për punën të dielave, për të gjithë ata në sektorin publik dhe privat, tha Sekretari i Përgjithshëm i Unionit të Sindikatave të Lira të Malit të Zi, Srgja Kekoviq. Siç tha Kekoviq në emisionin “Link”, do të përjashtoheshin ata që punojnë në industri ku është e nevojshme puna 24 orëshe. Ai theksoi se kontrata është në negocim për më shumë se dy vjet dhe se problemi ka ngecur në pjesën për rritjen e pagave për punën të dielave. “Në takim ramë dakord që rritja për punën të dielave të jetë 80 për qind dhe kjo vlen për të gjithë të punësuarit në Mal të Zi, me përjashtim të atyre që punojnë në ato industri ku është e nevojshme puna 24 orë, siç është policia, kujdesi shëndetësor, transporti publik…Gjithashtu, ne ramë dakord që të përjashtojmë industrinë e hotelerisë nga kjo normë”, tha Kekoviq. Ai shpjegon se Unioni i Sindikatave të Lira ka insistuar për këtë sepse duan që e diela të jetë dita që do t’i kushtohet familjes dhe se punëdhënësit duhet ta kuptojnë se nëse punëtori nuk është me familjen në atë ditë dhe duhet të punojnë për profitin e tyre, atëherë është koha për ta bërë atë pagë më të lartë.

SHARE