Në 24 orët e fundit në Mal të Zi janë regjistruar 418 raste të reja me Covid-19, dhe 15 viktima nga kjo sëmundje, nga mosha 25 deri në atë 85 vjeçare. Numri më i lartë i të infektuarve u regjistrua në Podgoricë 219, Nikshiq 74, Herceg Novi 26, ndërsa në Tuz u regjistruan 8 raste. Gjatë kësaj kohe u shëruan 529 të infektuar. Numri total i rasteve aktive është 5358, nga të cilët 49 në komunën e Tuzit.