MALI I ZI ËSHTË ALEAT I BESUESHËM I ITALISË

Mali i Zi paraqet një aleat të besueshëm për Italinë në trajtimin e sfidave moderne të sigurisë, u vlerësua gjatë takimit të përfaqësuesve të ministrive të mbrojtjes të të dy vendeve.

Siç njoftojnë nga Ministria e Malit të Zi, sot në Romë u mbajtën konsultime dypalëshe, ku temat kryesore ishin mbështetja e Italisë ndaj Malit të Zi, në fushën e integrimeve evropiane dhe zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit të mbrojtjes, veçanërisht në fushën e arsimit të kadetëve malazezë në akademitë prestigjioze ushtarake italiane. Drejtori i Përgjithshëm i Drejtorisë për politikën e mbrojtjes, Ivica Ivanoviq, u takua me këtë rast me Drejtorin e Përgjithshëm të Politikës Ushtarake në Kabinetin e Ministrit të Mbrojtjes të Republikës së Italisë, me admiralin Gianfranco Anunciato dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Planifikimit dhe Politikës së Mbrojtjes në Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Italisë, Gianni Kandoti.

Siç kumtohet nga Ministria e Mbrojtjes së MZ, Ivanoviq shprehu kënaqësinë e tij për intensifikimin e bashkëpunimit mbrojtës të të dy vendeve në cilësinë e aleatëve të NATO-s, në veçanti angazhimin e Forcave Ajrore të Forcave të Armatosura italiane në kuadrin e Misionit Monitorues të Policisë Ajror,  (Air Policing).

 

 

SHARE