FRANCË, ALARM PORTOKALLI NË 19 PROVINCA PËR SHKAK TË RREZIKUT NGA PËRMBYTJET DHE STUHITË

Në 19 provinca të Francës është rritur niveli i alarmit në portokalli për shkak të përmbytjeve dhe stuhive.

Agjencia kombëtare meteorologjike “Metro-France” paralajmëroi për erëra që mund të arrijnë shpejtësinë 150 kilometra në orë në provincat Pyrenees-Atlantiques dhe Hautes-Pyrenees dhe për përmbytjet që mund të shkaktohen nga shirat e dendur në 17 provinca, përfshirë rajonin Ile-de-France, që përfshinë kryeqytetin Paris.

Niveli i alarmit është rritur në portokalli në 19 provinca të vendit. Përmbytje pati në qytetin e Lionit, ku shirat e dendur shkaktuan dëme në lumin Rhone dhe rrethinat e tij.

Ekipet e zjarrfikësve iu përgjigjën më shumë se 20 incidenteve të shkaktuara nga kushtet e këqija të motit në Lion dhe rrethinat e tij. Autoritetet u kërkuan qytetarëve të jenë të kujdesshëm ndaj rrezikut të përmbytjeve dhe rënies së pemëve.

SHARE