Disa situata ekstreme mund të “detyrojnë” Kompaninë Elektroekonomike të Malit të Zi të përdorë një masë jopopullore – rritjen e çmimit të energjisë elektrike, dhe Bordi i Drejtorëve do të vendosë për këtë deri në fund të vitit, njoftoi kryetari i Bordit të drejtorëve të EEMZ, Millutin Gjukanoviq.
Në një intervistë për portalin e RTMZ, ai ka thënë se pavarësisht rezultateve të mira të biznesit, nuk mund të garantojë që vitin e ardhshëm nuk do të ketë rritje të çmimit të energjisë elektrike.
Gjukanoviq ka thënë se Bordi i Drejtorëve të EEMZ, në krye me të, është sjellë jashtëzakonisht me përgjegjësi shoqërore sa i përket rritjes së çmimit të energjisë elektrike për qytetarët dhe ekonominë, përkundër inflacionit.
Në dy vitet e fundit EEMZ ka rritur numrin e punëtorëve për 30 për qind, ndërsa pagën mesatare për gati 200 euro, sipas një analize të mëparshme të Ministrisë së Investimeve Kapitale, të publikuar nga Qeveria.
Ai po ashtu potencoi se në kompani nuk ka punësime partiake.