ÇMIMI I BUKËS MBETEN I NJËJTË

Çmimet e bukës mbeten të njëjta dhe nuk do të ketë korrigjim, theksuan nga Ministria e Bujqësisë pas takimit me Shoqatën e Bukëpjekësve të Malit të Zi. Një nga temat ishte sigurimi i vazhdimësisë së ofertës dhe konkurrueshmërisë së çmimit të miellit. “Marrëveshja është që furrtarët industrialë të përgatisin sasitë që u nevojiten deri në Vitin e Ri. Ministritë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Ekonomik organizojnë takime me qëllim që të prokurojnë ato inpute me çmime sa më të favorshme. Definitivisht nuk do të ketë korrigjim të çmimeve dhe çmimet e bukës do të mbeten në të njëjtin nivel”, tha drejtori i Drejtorisë për Bujqësi, Miroslav Cimbaleviq. Ai tha se Ministritë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Ekonomik do të ndërmarrin të gjitha hapat dhe do të organizojnë takime me përfaqësues të Qeverisë dhe Ministrisë së Financave me qëllim të gjetjes së një modeli fuqie për furrtarët industrialë.

SHARE