ZELENSKY PËRJASHTON BISEDIMET NËSE RUSIA MBAN REFERENDUME NË ZONAT E PUSHTUARA

In this photo provided by the Ukrainian Presidential Press Office, Ukrainian President Volodymyr Zelenskyy addresses the nation in Kyiv, Ukraine, late Monday, March 7, 2022. (Ukrainian Presidential Press Office via AP)

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se nëse Moska mban referendume në zonat e pushtuara të vendit të tij për bashkimin me Rusinë, nuk mund të ketë bisedime me Ukrainën apo aleatët e saj ndërkombëtarë. Zelensky tha në adresimin e tij të vonë të natës së 7 gushtit se Ukraina po qëndron fort në pozicionin e saj për të mos i dhënë asnjë territor Rusisë. “Nëse pushtuesit vazhdojnë rrugën e pseudo-referendumeve, ata do të mbyllin çdo shans për bisedime me Ukrainën dhe botën e lirë, të cilat qartë do t’i duhen palës ruse në një moment”, tha ai. Trupat ruse dhe separatistët e mbështetur nga Moska tani kontrollojnë sipërfaqe të mëdha territori në rajonin Donbas të Ukrainës lindore dhe në zonat jugore. Zyrtarët e mbështetur nga Rusia në të dyja zonat kanë ngritur mundësinë e mbajtjes së referendumeve për bashkimin me Rusinë. Zyrtarët rusë dhe ukrainas mbajtën disa seanca bisedimesh në mars, por u arrit pak përparim dhe secila palë fajësoi tjetrën për ndërprerjen e kontakteve.

SHARE