PUNONJËSVE TË SHËNDETËSISË NË EMERGJENCË, 15% BONUS TË PAGËS SË TYRE

Punëtorët shëndetësorë në Qendrën Emergjente do të shpërblehen me pagën e parë me 15 për qind të pagës së tyre, tha ministri i Shëndetësisë, Dragosllav Shqekiq. Shqekiq tha se arsyeja e vizitës me kryeministrin ishte në shenjë falënderimi ndaj punonjësve të shëndetësisë për sakrificat e tyre gjatë pandemisë. “Kemi vendosur që t’i propozojmë menaxhmentit që punonjësit e Qendrës Emergjente të marrin 15 për qind bonus të pagës. Ky është një motiv që ata të vazhdojnë të punojnë, por edhe t’u tregojnë punëtorëve të tjerë shëndetësorë që të ndjekin shembullin e tyre”, tha Shqekiq. Kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviq tha se prioriteti më i lartë është sistemi shëndetësor dhe se do të gjejë mënyrën që çdo njësi në Mal të Zi të shpërblehet. Ai theksoi se Emergjenca u shërben shumë më tepër qytetarëve se sa ka banorë në Mal të Zi. “Duhet të tregojmë respekt ndaj tyre. Kjo është vetëm një formë e vëmendjes”, theksoi kryeministri. Ai shtoi se është duke u zhvilluar procedura e projektit për ndërtimin e Qendrës Emergjente.

SHARE