MILLATOVIQ: ABUZIMI ME INSTITUCIONET NË FUSHATË ËSHTË NJË RREZIK SERIOZ

Presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq, u bëri thirrje të gjithë aktorëve politikë që të bëjnë përpjekje shtesë për të përfunduar në mënyrë paqësore procesin zgjedhor.

“Ndryshimet që kanë ndodhur në Mal të Zi synojnë të rikthejnë besimin e qytetarëve në institucionet, veçanërisht në sistemin zgjedhor dhe gjyqësor dhe gjatë rrugës, çdo abuzim i institucioneve në fushatën zgjedhore paraqet rrezik serioz për anulimin e rezultateve të arritura”, tha presidenti i Malit të Zi.  

Millatoviq ka shkruar në Twitter se drejtësia mund të arrihet vetëm përmes veprimit të pavarur të gjyqësorit.

“U bëj thirrje të gjithë aktorëve politikë që të bëjnë përpjekje shtesë që procesi zgjedhor të përfundojë në mënyrë paqësore. Pres që institucionet kompetente të punojnë në mënyrë të paanshme, duke kontribuar në stabilitetin e vendit dhe ruajtjen e rendit juridik”, ka shkruar Millatoviq.

SHARE