EUROZONA “PREK” RECESIONIN: KONTRAKTIM PËR DY TRE MUJORË RADHAZI

20 vendet që përdorin euron si monedhën e tyre rrëshqitën në një recesion të lehtë rreth fundit të vitit 2022, edhe pse në përgjithësi, sipas ekspertëve, ekonomia europiane në tërësi arriti ta shmangte një rënie të ndjeshme.

Në tre muajt e parë të 2023-shit, prodhimi i brendshem bruto i eurozonës pësoi tkurrje me 0.1% në eurozonë krahasuar me tremujorin e mëparshëm, sipas të dhënave të zyrtare te publikuara së fundi.

Në tremujorin e katërt të 2022, PBB-ja gjithashtu kishte pësuar ulje po në të njëjtin nivel.

Recesioni ndodh kur regjistrohet një tkurrje ekonomike për dy tremujorë radhazi.

Në të gjithë Bashkimin Europian, prodhimi u rrit me 0.1% në tremujorin e parë pas rënies me 0.2% në fund të vitit të kaluar, që do të thotë se blloku arriti ta shmangte një goditje të fortë.

Andrew Kenningham, kryeekonomist për Evropën në Capital Economics, tha për CNN se shpenzimet e konsumatorit ishin “prekur fort” megjithatë nga kombinimi i inflacionit të lartë dhe rritjes së normave të interesit.

“Ne dyshojmë se ekonomia do të tkurret më tej gjatë pjesës tjetër të këtij viti,” është shprehur ai.

Në fillimin e muajit maj, inflacioni i dhimbshëm i Europës është rritur akoma edhe më shumë, duke shtuar rëndesën ndaj ekonomive familjare dhe duke ruajtur trysninë ndaj Bankës Qendrore Europiane për të miratuar një tjetër rritje e madhe e normës së interesit.

Çmimet e konsumit në 20 vendet e Bashkimit Europian që përdorin valutën euro u rritën me 7 për qind në prill, krahasuar me një vit më parë, një shifër pak më e lartë se shkalla e përvitshme prej 6.9 për qind që llogariste në mars agjencia e statistikave e BE-së, Eurostat.

SHARE