BB: RRITJA E EKONOMISË MALAZEZE PREJ 3.4 PËR QIND KËTË VIT

Në raportin e saj të fundit, Banka Botërore (BB) nuk ka ndryshuar parashikimet e saj të rritjes për ekonominë malazeze për këtë dhe vitin e ardhshëm.

Në raportin e fundit mbi perspektivat ekonomike globale, në të cilin kishte akses agjencia Mina-biznes, ekonomia malazeze duhet të rritet me 3.4 për qind këtë vit dhe 3.1 për qind në vitin e ardhshëm.

BB parashikoi norma të tilla rritjeje për Malin e Zi në raportin e janarit.

Rritja e ekonomisë malazeze duhet të arrijë në 2.9 për qind në vitin 2025.

BB vlerësoi në raport se rritja globale është ngadalësuar ndjeshëm dhe se rreziku po rritet, ndër të tjera, për shkak të normave të larta të interesit global.

SHARE