ABAZOVIQ DO TË VIZITOJË SERBINË MË 29 QERSHOR

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka deklaruar në Twitter se do ta vizitojë Serbinë zyrtarisht më 29 qershor. “Mali i Zi dhe Serbia duan të rivendosin marrëdhëniet e tyre.  Presidenti Aleksandar Vuçiq dhe unë ramë dakord që të dy vendet janë të drejtuara nga njëra-tjetra dhe se së bashku duhet të krijojnë një të ardhme evropiane të bazuar në pajtim dhe bashkëpunim.  Më vjen mirë që do ta vizitoj Serbinë zyrtarisht më 29 qershor”, ka shkruar Abazoviq në Twitter.

SHARE