Në politikën energjetike të Ballkanit, Mali i Zi është mes vendeve që qartazi janë orientuar në ripërtëritjen e energjisë burimore.
Përfundimisht ky shtet po hell hapa në prodhimin e energjisë edhe jashtë hidrocentraleve, thuhet në raportin e njërës nga rrjetet më të njohura të Organizatave joqeveritare për mbrojtjen e mjedisit në Evropën Qendrore dhe Lindore “Bankwatch network”.
Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria konsiderohen si vende që kanë arritur nivelin ku mund të shihen përfitimet për vete të tranzicionit energjetik dhe po avancojnë përpara, thuhet në raport.