SHBA E ZHGËNJYER PËR SHKARKIMIN E ADRIJANA KADIJA

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, janë të zhgënjyera për shkarkimin e Andrijana Kadija, nga posti i drejtoreshës së përgjithshëm të RTMZ-së.

Nga Departamenti Amerikan Shtetit, kumtuan se vendimi i Këshillit për të shkarkuar Kadinë, minon lirinë e medies, nga të cilat reformat dhe ruajtja e tyre janë çështje kyçe për integrimin e Malit të Zi, në komunitetin Euro-Atlantik.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të zhgënjyera për shkarkimin e Andrijana Kadija,  nga posti i drejtoreshës së përgjithshme të RTMZ. Mali i Zi duhet të bëjë më shumë për të mbrojtur lirinë e medies dhe pavarësinë editoriale të servisit Publik “, thuhet në kumtesën e zëdhënëses së Departamentit Amerikan të Shtetit, Heder Nauert.

 

 

 

 

 

 

SHARE