KOMUNA E TUZIT MBËSHTET REZULOTËN E OKB-së PËR SREBERNICËN

Komuna e Tuzit i bashkëngjitet thirrjes së Kryetares së Sarajevës z. Benjamina Kariq për mbështetjen e Rezulotës së OKB-së e cila mbetet të votohet në Asamblenë e Përgjithshme mbi “Ditën Ndërkombëtare e Reflektimit dhe Përkujtimit të Gjenocidit të Srebrenicës në 1995”.

“Krahas shprehjes së respektit e vlerësimit tim të veçantë, si dhe në emër të Komunës së Tuzit , se ne jemi pranë jush dhe qytetit të Sarajevës dhe mbështesim “Rezolutën për Ditën ndërkombëtare të përkujtimit dhe shënimit të gjenocidit në Srebrenicë”, i cila, shpresojmë se së shpejti do të miratohet nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara. Edhe pas tre dekadash, gjenocidi i kryer në Srebrenicë është sinonim i tmerreve që ndodhën në pjesë të ish-Jugosllavisë dhe duhet të mbetet i gdhendur në kujtesën kolektive, në mënyrë që ne si njerëz të kujtohemi gjithmonë se një ngjarje e ngjashme nuk duhet të ndodhë kurrë më, askujt dhe askund,“ thuhet në deklaratë.

Më tej në deklaratë theksohet se gjatë ngjarjeve tragjike që ndodhën në fund të shekullit të kaluar, banorët e komunës së Tuzit morën pjesë aktive në mbledhjen e ndihmave për zonat e prekura nga lufta, por edhe në strehimin e një numri të madh të refugjatëve.

„Krimet e luftës, veçanërisht aktet e gjenocidit, nuk duhet të harrohen. Kemi obligim të ruajmë kujtimin e së paku 8372 viktimave të Srebrenicës, por edhe të kujtojmë përmes tyre të gjitha viktimat e tjera të pafajshme në Kosovë , si dhe pjesë të tjera të ish-Jugosllavisë. Banorët e Tuzit, si qytetarë të botës, solidarizohen fuqishëm me të gjitha viktimat e gjenocidit, të afërmit e tyre, si dhe qytetarët e Bosnje-Hercegovinës në ruajtjen e kujtimit të tyre dhe përmes kësaj rezolute, e cila besojmë se do të kontribuojë në vendosjen e paqes së qëndrueshme dhe forcimin e lidhjeve ndëretnike dhe qëndrimit në një piedestal, të respektimin të të drejtave të njeriut dhe dinjitetit njerëzor, e kundër mohimit dhe revizionizmit. Krimi i gjenocidit në Srebrenicë duhet të mbetet një kujtesë e përhershme e nevojës për të ruajtur paqen, drejtësinë dhe respektimin e të drejtave të njeriut, jo vetëm në rajonin tonë, por në mbarë botën, për hir të brezave të ardhshëm, të mbarësisë dhe mirëqenies së tyre,“ thuhet në deklaratën e komunës së Tuzit.

SHARE