NGA MESNATA TË GJITHA LLOJET E KARBURANTEVE MË TË SHTRENJTA

Eurosuper 95 dhe 98 do të shtrenjtohen nga mesnata, njoftoi Ministria e Minierave dhe Energjetikës.

Siç thuhet nga departamenti, Eurosuper 95 dhe 98 do të rriten për dy dhe tre cent dhe në 15 ditët e ardhshme do të kushtojnë 1.62 euro dhe 1.66 euro për litër.

Eurodieseli do të rritet për një cent dhe do të kushtojë 1.49 euro për litër.

Nafta për ngrohje do të rritet për një cent, dhe do të kushtojë 1.45 euro për litër për dy javët e ardhshme.

“Sipas përcaktimeve të Rregullores për mënyrën dhe nivelin e elementeve mbi bazën e të cilave formohen çmimet maksimale të derivateve të naftës, llogaritja e radhës do të bëhet më 22 prill dhe çmimet e ndryshuara të mundshme të derivateve të naftës do të jenë e vlefshme nga data 23 prill”, thuhet në njoftimin e departamentit.

SHARE