MILLATOVIQ: ROMËT TË PËRFSHIHEN NË PROCESET POLITIKE

Romët duhet të përfshihen në proceset politike, tha presidenti Jakov Millatoviq.

Kështu ka deklaruar Millatoviq në rrjetin social “X” me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Romëve.

“Në Ditën Ndërkombëtare të Romëve, dëshiroj të kujtoj publikisht se komuniteti rom në Mal të Zi është duke u përballur me sfida dhe pengesa të shumta për vite me radhë, të cilat dalin nga padrejtësia dhe diskriminimi”, tha Millatoviq.

Sipas presidentit, romët shpesh janë të margjinalizuar dhe të diskriminuar kur bëhet fjalë për aksesin në arsim, kujdes shëndetësor, punësim dhe vendimmarrje politike.

“Një nga hapat kyç drejt realizimit të plotë të këtyre të drejtave dhe përmirësimit elementar të kushteve të tyre të jetesës është përfshirja e tyre në proceset politike, në një mënyrë që u mundëson atyre që në mënyrë aktive dhe dinjitoze të luftojnë për interesat e tyre”, tha Milatoviq dhe shtoi se nuk bëhet fjalë vetëm për pjesëmarrje politike, por edhe për drejtësi, solidaritet dhe barazi.

SHARE