GORÇEVIQ NË SOFJE: PRANIMI NË BE ËSHTË NJË REALITET I ARRITSHËM

Me reformat serioze dhe të gjera që kemi arritur në një periudhë të shkurtër kohore, ne e kemi bërë anëtarësimin në BE jo më një ëndërr të paarritshme, por një realitet të mundshëm, tha ministrja e Çështjeve Evropiane Maida Gorçeviq sot në Sofje.

Ministrja Gorçeviq tha se Mali i Zi ka një shans real dhe një mundësi historike për t’iu bashkuar komunitetit të shteteve dhe popujve evropianë në një periudhë të shkurtër kohore.

“Ne kemi një konsensus të përgjithshëm shoqëror për këtë çështje, anketat e fundit të opinionit publik tregojnë se mbi 80 për qind e qytetarëve malazezë mbështesin anëtarësimin e vendit në BE. Misioni ynë është të përfshijmë të gjithë shoqërinë në këtë proces dhe mendoj se tashmë kemi arritur t’i nisim gjërat. Ne kemi një konsensus në Parlament për çështjet që kanë të bëjnë me negociatat me BE-në, në procesin e negociatave kemi përfshirë shoqërinë civile, sektorin e OJQ-ve, organizatat ndërkombëtare”, tha Gorçeviq.

Ajo theksoi se administrata malazeze po punon pa u lodhur për të përmbushur të gjitha kërkesat e nevojshme dhe për të marrë Raportin për përmbushjen e standardeve të përkohshme (IBAR) për kapitujt 23 dhe 24.

Siç shtoi ajo, më në fund ka një dialog dhe partneritet të vërtetë me Komisionin Evropian dhe komunikim në baza ditore.

Ministrja shpjegoi se marrja e IBAR-it për Malin e Zi përfaqëson hapjen e një faze të re, jo më pak të kërkuar të procesit të negociatave.

Ajo theksoi se edhe pse është bërë punë e konsiderueshme, Mali i Zi ka ende obligime kërkuese për të përmbushur të gjitha kushtet për mbylljen graduale të kapitujve të negociatave.

Duke folur për Planin e Ri të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, Gorçeviq tha se vlera e këtij plani për Malin e Zi nuk është vetëm ekonomike, por edhe reformuese, sepse ai përfshin masa shtesë në fushën e sundimit të ligjit, që është në fokus të procesin e negociatave.

SHARE