REZULTATET E JASHTËZAKONSHME TË PROGRAMIT EVROPA TANI

Të dhënat nga Monstat dhe Drejtoria e të Ardhurave dhe Doganave tregojnë se programi Evropa Tani ka shënuar rezultate të jashtëzakonshme, tha ministri i Zhvillimit Ekonomik, Jakov Millatoviq. “Në tryezën e organizuar nga Unioni i Sindikatave të Lira, janë paraqitur të dhëna nga Monstat dhe Drejtoria e të Ardhurave dhe Doganave, të cilat flasin për rezultatet e jashtëzakonshme të programit Evropa Tani,” tha Millatoviq në llogarinë e tij në Twitter. Ai tha se numri i të punësuarve është rritur me më shumë se 1.5 mijë, nga 211.3 mijë në dhjetor në 212.96 mijë në shkurt.  “Paga mesatare neto është rritur për 170 euro nga 537 euro në dhjetor në 706 euro në shkurt. Rritja vjetore e çmimeve në periudhën janar-shkurt ishte 6,2 për qind, kështu që rezulton se pagat reale janë rritur për rreth 20 deri në 25 për qind”, ka shkruar Millatoviq. Ai shtoi se mbledhja e të hyrave në periudhën janar-shkurt ka qenë shtatë për qind më e lartë se sa ishte planifikuar.

SHARE