NË SHQIPËRI ÇMIMET SHËNOJNË REKORDIN E 2 DEKADAVE

Shtrenjtimi i produkteve gjatë muajit mars, ka shënuar rekordin e 20 viteve të fundit, ku dy kategoritë që kanë pasuar rritjen më të lartë të çmimeve janë ushqimet dhe transporti. Përllogaritjet e indeksit të çmimeve të konsumit, pasqyrojnë një nivel inflacioni prej 5.7 për qind, shumë larg objektivit të vendosur nga Banka e Shqipërisë. Por si ndikon inflacioni dhe a kanë qenë të mjaftueshme masat e marra nga qeveria? Kategoria më e prekur mbeten pensionistët. Paketa e Rezistencës Sociale parashikonte indeksimin e pensioneve me 3.3 përqind, një shifër kjo shumë e ulët krahasuar me inflacionin, gjë që bën që jetesa të bëhet vështirësisht e përballueshme për pensionistët. Normalisht indeksimi i pensioneve duhet të bëhet duke marrë në konsideratë inflacionin në vend, për të bërë të mundur që të moshuarit të mund të mbulojnë kostot e jetesës. Rritja e inflaconit jep sinjalet e para se politika monetare e ndërmarrë nga Banka e Shqipërisë nuk po jep rezultatet e pritshme. Guvernatori Sejko miratoi rritjen e normës bazë të intersit, si masë frenuese për inflacionin. Megjithatë edhe pse pritej të jepte rezultat, sasia e lartë e parave që qarkullojnë jashtë sistemit bankar, bën që efektet e kësaj politike monetare të jenë të papërfillshme. ) Në raport me inflacionin në vendet e Eurozonës, Shqipëria ndodhet në një pozicion më të favorshëm. Referuar të dhënave të Eurostat, inflacioni në vendet Europiane varion nga 5.9 deri në 7.5 për qind. Varësia e Shqipërisë nga blerja e mallrave nga shtetet e huaja, si pasojë e mungesës së prodhimeve vendase, bën që rritja e çmimeve të shteteve furnizuese të reflektohet menjëherë edhe në tregun shqiptar.

SHARE