HYRJA E PËRSHPEJTUAR NË BE ËSHTË NJË SHPËTIM PËR BALLKANIN PERËNDIMOR

Kryeministri i Malit të Zi Zdravko Krivokapiq dhe ministrja austriake për Evropën dhe Kushtetutën Karolin Edshtadler vlerësuan se hyrja e përshpejtuar në Bashkimin Evropian (BE) është shpëtim për vendet e Ballkanit Perëndimor. Ai i tha bashkëbisedueses të tij se “një qeveri e mundshme e pakicës nuk mund të jetë e qëndrueshme”. Krivokapiq dhe Edshtadler u takuan në margjinat e Forumit Ekonomik Delfi në Athinë dhe temë e bisedës ishte kriza në Ukrainë dhe pasojat e mundshme për Malin e Zi, si dhe hyrja e tij në BE. Sipas Qeverisë, kryeministri Krivokapiq ka theksuar se mjedisi evropian duhet të jetë stabil.

SHARE