FICO: NUK SHOH ASNJË ARSYE PËR TA NJOHUR KOSOVËN

“Do të ishim të lumtur të ktheheshim në KFOR”

Kryeministri sllovak Robert Fico, tha se nuk sheh asnjë arsye për të njohur Kosovën nga Uashingtoni dhe Brukseli. Fico theksoi se Serbia duhet të llogarisë faktin se marrëdhëniet me Kosovën do të jenë pengesë kur bëhet fjalë për negociatat me BE-në. Sipas tij Sllovakia është një vend i vogël që i përmbahet parimit se vendet e vogla që nuk kanë armë dhe nuk i zgjidhin problemet e tyre me mjete ushtarake mund të mbështeten vetëm në ligjin ndërkombëtar.

“Marrëdhëniet me Kosovën do të jenë pengesë kur bëhet fjalë për negociatat me BE-në. Serbisë po i vihet kusht për negociatat marrëveshja e Ohrit duke e bërë atë pjesë të kornizës së negociatave. Nëse kemi guximin që të konstatojmë shkelje të së drejtës ndërkombëtare në rastin e Ukrainës, atëherë duhet që të kemi guximin të themi të njëjtën gjë edhe në rastin e Kosovës. Ne bazohemi në ligjin ndërkombëtar, në standardet se si duhet të krijohet një shtet i pavarur, prandaj nuk shohim asnjë arsye për ta njohur Kosovën.”

I pyetur nëse Sllovakia është nën presion për shkak të këtij qëndrimi, Fico shprehet:

“Në politikë jam që nga viti 1992. Ky është mandati im i katërt, nuk ngrihem në mëngjes duke u dridhur nga frika. Falë kësaj kam lirinë që të flas lirshëm. Edhe kur ka pasur presion ndaj nesh, nuk kemi ndryshuar mendjen kur ka qenë fjala për njohjen e Kosovës.”

Fico tha se Sllovakia do të kthehet në misionin e KFOR-it duke marrë pjesë aktive në të.

SHARE