PICULLA, KREU I MISIONIT TË PE NË ZGJEDHJET PRESIDENCIALE

Raportuesi i Parlamentit Evropian (PE) për Malin e Zi, Tonino Piculla, do të jetë kreu i misionit të PE që do të vëzhgojë procesin e zgjedhjeve presidenciale të planifikuara për 19 mars. 

Piculla vlerësoi se zgjedhjet që do të mbahen në Mal të Zi pas pak më shumë se dy javësh, sigurisht që do të karakterizohen nga polarizim, i cili, siç tha ai, po paralizon jetën politike të vendit më të avancuar kandidat për anëtarësim në BE.

“Është në dorën tonë, si mision, të monitorojmë ligjshmërinë e zhvillimit të zgjedhjeve, si dhe rrethanat e zhvillimit të tyre”, tha Piculla.

SHARE