MBËSHTETJA E BE-së PËR MALIN E ZI: 30 MILIONË PËR MË TË CENUARIT

Memorandumi i mbështetjes për tejkalimin e pasojave të krizës energjetike është nënshkruar në Villa Goricë dhe përfshin ndihmë për popullatën më të cenueshme. Paketa e mbështetjes energjetike të Bashkimit Evropian (BE) për Malin e Zi kap vlerën e 30 milionë eurove. 

Siç ka bërë të ditur kryeministri Dritan Abazoviq, ai memorandum përfshin 150 euro për 40.550 përfitues të pensionit më të ulët, 150 euro ndihmë për 219 përfitues të kompensimit të përkohshëm nga fondi PIO dhe 150 euro për 454 përfitues të kompensimit monetar. 

Gjithashtu, 6350 familje përfituese të sigurisë materiale të familjes do të përfitojnë nga 350 euro, 13 milionë euro janë planifikuar për përmirësimin e efiçiencës energjetike në amvisëri dhe sektorin ekonomik, si dhe mbështetje për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.

“Mali i Zi është në rrugën e duhur”, tha Abazoviq. 

SHARE