Briosh Integral me Mjaltë

Brioshët janë sinonim i mëngjeseve të bukura të një ditë të dielë.

Megjithatë kjo traditë e veçantë e shijimit të tyre ka pushtuar jo vetëm çdo ditë të javës, por edhe thuajse çdo vend të botës.

Mund t’i shijoni me gjithçfarë shijesh e mënyrash përgatitje, një prej të cilave do ta zbuloni edhe këtu.

AgroWeb.org ju tregon mënyrën e lehtë të përgatitjes së brioshëve integral me bazë mialti dhe sheqeri kaf.

Përbërësit

  • 250 ml ujë
  • 1 lugë çaji mjaltë
  • 50 gr sheqer kaf
  • 1 vezë
  • 80 gr gjalpë i shkrirë
  • 1 lëkurë limoni e grirë
  • 250 gr miell integral
  • 250 gr miell 00
  • 7 gr maja birre
  • 1 e verdhë veze

Për mbushjen

  • 50 gr sheqer kaf
  • 30 gr gjalpë i shkrirë

Përgatitja

Në një enë të thellë shtoni miellin integral, miellin e grurit 00, majanë e birrës së thatë dhe 2 lugë sheqer kaf.

Përzieni mir me duar ose me kugë të gjithë masën dhe përgatisni një enë tjetër.

Në të shtoni ujin e vakët dhe një lugë mjaltë duke e përzier derisa të shkrijë.

Më pas shtoni pjesën e mbetur të sheqerit kaf, lëkurën e grirë të një limoni si, vezën dhe 80 gr gjalpë të shkrirë.

Filloni të përzieni sërish që sheqeri të shkrijë dhe përbërësit të bashkohen me njëri tjetrin e më pas shtoni miellin pak nga pak.

Mos ndaloni me përzierjen derisa e gjithë masa e brumit të jetë e plotë, e trashë dhe pa kokrriza.

Brumin e formuar punojeni sërish me duar në një tryezë të drejtë të spërkatur me pak miell.

Veproni njëjtë siç bëni me brumin e byrekut duke e shtypur nga të gjitha anët.

Në fund të këtij procesi vendoseni brumin në një enë të pastër, prisni me thikë një X të madh në mes të tij dhe mbulojeni me qese plastike kuzhine.

Brumi duhet të pushojë në një vend të ngrohtë për 2 orë, derisa të jetë fryrë deri në skajet e enës.

Përgatitja e brioshëve

Kur brumi të jetë fryrë, vendoseni në një tryezë të spërkatur me miell dhe punojeni sërish.

Jepini formën e një cilindri të gjatë e të trashë dhe ndajeni me thikë në 8 kuleçë të vegjël rreth 120 gr secili.

Secilin nga kuleçët spërkateni me miell dhe hapeni me anë të një petësi derisa të formoni një petë të hollë me trrashësi 2mm.

Pasi të keni formuar petën e parë, shkrini gjalpin për mbushjen dhe lyejeni në të gjithë sipërfaqen e sipërme të saj e më pas spërkateni me sheqer kaf.

Hapni petën e dytë, vendoseni sipër kësaj duke e lyer sërish me gjal e spërkatur me sheqer kaf.

Këtë proces bëjeni me të gjitha petët duke i vendosur të gjithë sipër njëra tjetrës.

Pasi të keni shtruar dhe petën e fundit, spërkateni tyrezën me pak miell dhe punojeni me petës derisa të formohet një petë e trashë.

Të cilën në fund duhet ta prisni me thikë 8 trekëndësha të barabartë.

Njejtë siç bëni kur prisni copat e një torte rrumbullake.

Çdo trekëndësh rrotullojeni nga pjesa më e madhe drejt më të vogël për të formuar brioshët klasikë.

Në fund të rrotullimit, kthejeni brumin pak me duar si një gjysmë hëne dhe vendosini një nga një në një tavë të shtuar me letër pjekje.

Për pjekjen

Mbulojini me qese kuzhine dhe lërini të fryhen edhe për 20 minuta të tjera.

Rrihni të verdhën e vezës dhe lyejeni lehtë sipër dhe futini të piqen në furrë të ngrohtë në temperaturën 180 gradë për 20 minuta.

Kur të marrin ngjyrë të artë mund t’i nxirrni nga furra dhe sipas dëshirës t’i lyeni me pak mjaltë të ngrohtë sipër për një shije akoma më të veçantë./AgroWeb.org

SHARE