PËRMBYTJE “APOKALIPTIKE” NË AUSTRALI

Përmbytjet masive në bregun lindor të Australisë kanë marrë 20 jetë njerëzish në këtë rajon, ndërsa lajme të trishta mbërrijnë nga Sidnej, ku trupat e pajetë të një nënë dhe djalit të saj u gjetën mes baltës teksa makinën e kishte braktisur në një kanal. Me dhjetëra mijëra banorë të qytetit janë këshilluar të lenë shtëpitë e tyre në një kohe kur vërshimi i ujit vazhdon. Na presin 48 orë të vështira, paralajmëroi zyra kombëtare e meteorologjisë, qe shtoi shiu i rrëmbyer duket nuk ka ndërmend të ndalet. Rrugë të mbuluara nga uji, çatia e shembur e një qendre tregtare, njerëz të bllokuar në makinat e tyre, ujë që derdhet si ujëvarë nga një shpat kodre mbi një autostradë: gjendja paraqitej e dëshpëruar në periferinë veriore të Sidnejt, ku nga përmbytjet janë dëmtuar ura e shtëpi. Shërbimet e emergjencës janë vënë në gjendje alarmi nga moti i keq mes stuhive dhe reshjeve të furishme që kanë hyrë në javën e dytë, ndërsa përmbytjet kërcënojnë të gjithë vijën bregdetare prej 2000 km në New South Wales. Zyrtarët vendas e krahasojnë situatën e krijuar nga përmbytjet me atë të zjarreve shkatërrimtare të 2020-tës, duke e lidhur me të njëjtin nivel dëmesh të pësuara atëherë.

SHARE