GJUKANOVIQ: GRATË MUNDEN, DINË DHE BËJNË MIRË PËR TË MIRËN E MALIT TË ZI

Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas sivjet, ne po ngremë zërin kundër të gjitha paragjykimeve se gratë në Mal të Zi nuk mund ose nuk kanë të drejtë. Ato munden, dinë dhe bëjnë mirë për të mirën e Malit të Zi, ka shkruar presidenti i Malit të Zi Millo Gjukanoviq në Twitter. Edhe pse në Mal të Zi kemi parë një rritje të dhunës ndaj grave, si fizike ashtu edhe verbale, ato, shton Gjukanoviq, mbrojtën pa u lëkundur lirinë dhe barazinë. “Rruga drejt një bote që është e drejtë, e barabartë dhe në të cilën diversiteti do të jetë vlera për t’u festuar dhe e drejta për zgjedhjen e lirë të çdo individi dhe çdo shteti, një rregull që do të rregullojë marrëdhëniet midis grave dhe burrave dhe mes shteteve, kurrë nuk ka qenë më e pasigurt dhe më e rrezikshme”, tha presidenti i Malit të Zi me rastin e 8 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Gruas. Ndërkohë, kryeministri Zdravko Krivokapiq, tha se arritjet e shoqërisë moderne bazohen në barazi.  Ai ka uruar 8 Marsin Ditën Ndërkombëtare të Gruas, e cila, siç tha Krivokapiq, simbolizon avancimin e të drejtave të grave. “Është detyrimi ynë që çdo ditë t’i afirmojmë këto vlera dhe arritje të qytetërimit”, ka shkruar Krivokapiq në Twitter.

SHARE