Deri tani, ju keni lexuar edhe në artikujt e AgroWeb.org në lidhje me përfitimet e ujit me limon.
Por edhe uji me portokall është një tjetër ide e shkëlqyer dhe e shëndetshme.
Për t’ju nxitur ta provoni, në vijim janë disa nga përfitimet e ujit me portokall të listuara nga AgroWeb.org.
Uji me portokalli përmban shumë lëndë ushqyese duke përfshirë vitaminën C.
Lëkura e një portokalli në të vërtetë përmban gati dy herë më shumë vitaminë C . Një tjetër arsye për të përdorur portokallin me gjithë lëkurë, sigurisht pasi ta keni larë mirë.
Së bashku me vitaminën C, portokallët përmbajnë vitaminë A, vitaminë B1, kalcium, bakër dhe kalium.
Lëkurat e portokallit janë gjithashtu një burim i madh i fibrave.
Këto agrume janë të pasura me antioksidantë dhe vajra esenciale.
Portokalli është fantastik për sistemin tuaj imunitar
Përmbajtja e lartë e vitaminës C te portokallet është ideale për sistemin tuaj imunitar.
Kjo, pasi vitamina C është një nga vitaminat më të fuqishme për mbështetjen e funksionit optimal të sistemit imunitar.
Pirja e ujit me portokall, në muajt e vjeshtës dhe dimrit ju ndihmojnë për t’u mbrojtur nga gripërat dhe virozat.
Gjithashtu ndihmon në parandalimin e përsëritjes së infeksioneve të veshit.
Portokalli i jep rini lëkurës tuaj
Vitamina C është e dobishme në prodhimin e kolagjenit të lëkurës suaj, substancën që e mban lëkurën të butë dhe rinore.
Falë kësaj vitamine të fuqishme, duke pirë ujë portokalli çdo ditë në mëngjes, lëkura juaj do të duket e gjallë dhe e re.
Uji me portokall ndihmon zemrën
Portokallet ndihmojnë për të mbrojtur zemrën dhe gjithë sistemin tuaj kardiovaskular.
Para së gjithash, portokallet përmbajnë shumë fibër, e cila është e rëndësishme për funksionimin optimal të sistemit kardiovaskular.
Së dyti, portokallët përmbajnë antioksidantë që janë të lidhur me uljen e tensionit të gjakut dhe kolesterolit, uljen e inflamacionit dhe mbrojtjen e zemrës.
Ndihmon në zbutjen e alergjive
Lëkura e Portokallit ka veti anti-inflamatore. Prandaj uji me portokall ndihmon në zbutjen e simptomave alergjike.
Uji me portokall përmirëson tretjen
Portokallet përmbajnë një sasi të mirë të fibrave, gjë që është e rëndësishme për tretje të duhur.
Uji me portokall ndihmon në humbjen peshë
Edhe pse portokallët janë të ëmbël, ata kanë një indeks mjaft të ulët glicemie.
Kjo do të thotë se ato janë efikas në humbjen e peshës.
Si të përgatisni ujin me portokall
Shtrydhni një portokall të madh ose dy portokalle të vegjël dhe shtojeni këtë lëng në një gotë ujë. Pastaj, hidhni disa lëkura portokalli të pastruara mirë dhe përziejeni.
Ju mund ta bëni këtë përzierje me ujë në temperaturë normale por edhe me ujë të ngrohtë nëse dëshironi.
Mirë është ta pini pa ëmbëlsues por, nëse dëshironi, i hidhni pak mjaltë./AgroWeb.org