MICEV: DERI TË DIELËN ERË, PASTAJ RRITJE TEMPERATURASH

Meteorologu Branko Micev ka paralajmëruar erë të fortë veriore dhe stuhi të mundshme deri të dielën, ndërsa, siç thotë ai, nga e hëna mund të presim rritje të temperaturës. Nga e hëna pritet rritje të temperaturave. “Nëse nuk ka ndryshim të materialeve meteorologjike, të hënën, të martën dhe të mërkurën na pret mot me diell me temperatura mbi mesataren për këtë periudhë të vitit. Në Podgoricë dhe në bregdet mund të arrijë 15 dhe 18 gradë”, tha Micev. Në Zhablak sot në mëngjes temperatura ka rënë në minus 18 gradë, që është 11 gradë nën mesataren për këtë periudhë të vitit, thotë Micev.  

SHARE