INSTITUTI: REGJISTROHEN 3 VIKTIMA, MES TYRE NJË 37 VJEÇAR

Në 24 orët e fundit në Mal të Zi, tre persona kanë vdekur nga pasojat e koronavirusit dhe janë regjistruar 594 raste të reja të infektimit, njofton Instituti i Shëndetit Publik (ISHP). Viktima më e re e Covid-it ishte 37 vjeç dhe më e vjetra 85. ISHP bën me dije se janë analizuar 2,543 mostra dhe deri në orën 15 është raportuar shërimi i 820 pacientëve. Numri i përgjithshëm i rasteve aktualisht aktive me Covid-19 në Mal të Zi është 3,979.

SHARE