GJAKONOVIQ: ADA HUMBI DHJETË PËR QIND NGA SIPËRFAQJA, DËMI QINDRA MIJËRA EURO

Drejtori i Ndërmarrjes Hoteleriko – Turistike “Riviera e Ulqinit” Bojan Gjakonoviq tha në Programin e mëngjesit në TVMZ se po vonohet një vit me marrjen e masave në Adë, si dhe që problemi duhet të ishte i pozicionuar lartë në agjendën e institucioneve shtetërore përgjegjëse. “Jemi ku jemi, duhet të bëjmë çmos që procesin eroziv ta zvogëlojmë në masën sa më të vogël dhe të mbrojmë objektet tona në masën më të madhe”, tha Gjakonoviq. Tashmë objektet pësuan dëm me vlerë disa qindra mijëra euro, por, siç thotë Gjakonoviq, ky dëm është më pak e rëndësishme nga fakti se ishulli humbi rreth dhjetë për qind të sipërfaqes, ose 42 hektarë siç thonë ekspertët. “Ky është problem serioz i cili duhet të ndez të gjitha alarmet e sistemit. Ky ishull është i njohur në tërë botën dhe ndoshta është më i bukuri në Adriatik”, tha Gjakonoviq. Sipas vlerësimit të tij, u zhdukën më shumë se 35 metër plazh, ndërsa uji depërtoi në objektet që janë në linjën e parë afër detit.

SHARE