QENDRA PËR KULTURË: FESTIVALI I KËNGËS PËR FËMIJË – ULQIN 2023

IP “Qendra për Kulturë – Ulqin”organizon Festivalin e Këngës për Fëmijë – Ulqin 2023.

Në njoftimin e Qendrës për Kulturë thuhet:

Në Festival mund të marrin pjesë fëmijët nga mosha 6-14 vjeçare;

Këngët që konkurrojnë duhet të publikohen për herë të parë në Festival;

Kompozimet duhet të kenë partiturat me vijën melodike të shënuara me simbole harmonike dhe me tekst, mundësisht edhe orkestrimin me emrin e autorit;

Përzgjedhja e këngëve do të bëhet nga juria profesioniste;

Të interesuarit mund ta dorëzojnë materialin deri më datën 06.12.2023në adresën: IP “Qendra për Kulturë – Ulqin”, Bulevardi “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” p. nr., 85360 Ulqin.

Për informacione më të hollësishme mund të na drejtoheni përmes emailit zyrtar të Qendrës për Kulturë: kultura.ul@gmail.com.

SHARE