GJERMANIA “I UL TRAUN” EMIGRACIONIT: SCHOLZ, MARRËVESHJE ME GUVERNATORËT

Kancelari gjerman Olaf Scholz u bind përpara kërkesave të prera të 16 guvernatorëve shtetërorë për marrjen e masave të reja mjaft më të rrepta me qëllim frenimin e numrit të madh të emigrantëve që po shkojnë në Gjermani.

Kompromisi u arrit mëngjesin e sotëm.

Kjo çështje është kthyer prej kohësh në një temë të nxehtë për shoqërinë gjermane, por edhe në një gjemb në shpinë për ekzekutivin.

Masat e reja përfshijnë përshpejtimin e procedurave të azilit, kufizimin e përfitimeve për azilkërkuesit dhe shtimin e ndihmave financiare nga Qeverinë federale për landet dhe komunitetet lokale për t’u përballur me këtë fluks.

Scholz e cilësoi marrëveshjen si një “moment historik”, cka tregon sesa barrë e madhe ishte bërë e gjithë kjo për qeverinë e tij.

SHARE