NGA MESNATA BENZINA DO TË JETË 12 CENT MË E SHTRENJTË

Çmimet e Eurosuper 95 dhe 98 nga mesnata do të rriten për 12 centë, ndërsa Eurodieseli do të lirohet për 1 cent, njoftoi Ministria e Investimeve Kapitale. Çmimi i Eurosuper 95 dhe 98 do të jetë 1.46 euro dhe 1.5 euro në dy javët e ardhshme. Eurodieseli do të kushtojë 1.65 euro. Nafta për ngrohje do të jetë më e lirë 6 cent dhe do të kushtojë 1.77 euro. Ndryshimet e fundit në çmimet e karburanteve ishin më 25 tetor, kur të gjitha llojet u rritën nga 1 deri në 9 cent.

SHARE