FITORJA E DYTË RADHAZI E KB DEÇIQ

KB DEÇIQ fitoi ndeshjen kundër KB PRIMORJE1945 me rezultat 90:70. „Mysafirët udhëheqën 19:25 pas dhjetë minutash, por në çerekun e dytë arritëm ta kthejmë rezultatin në 46:39,“ njoftuan nga KB Deçiq. Ata shtojnë se pas pjesës së parë, në ndeshje u futën me një mbrojtje edhe më të fortë dhe me një sulm tranzicioni edhe më të mirë, në mënyrë që në fund të pjesës së tretë të rrisin rezultatin në 67:57. Pjesa tjetër e ndeshjes u dominua nga kuqezinjtë të cilët e çuan ndeshjen në fund dhe siguruan një avantazh të lartë prej 20 pikësh. Marko Koleviq udhëheqi skuadrën KB „Deçiq“ me 22 pikë, ndeshje të shkëlqyer zhvilloi edhe Elijah Williams i cili pati 17 pikë, 12 rebound dhe 8 asistime, indeksi 33. 18 pikë shënoi Lluka Nikaleviq, 14 pikë shtoi përfaqësuesi shqiptar Robert Shestani, i ndjekur nga Nikola Vukoviq me 13 pikë. Në raundin e radhës e mirëpresin skuadrën e ligës ABA Mornar nga Tivari.  

SHARE